Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Gold AG reagon pasi e shpallën të vdekur në rrjete sociale: Jam gjallë, unë nuk ua dëshiroj vdekjen por jetofshi gjatë e Zoti ju udhëzoftë

Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG, së fundmi është përballur me diçka jo fort të këndshme.

Atë dikush përmes rrjeteve sociale e shpalli të vdekur dhe me këtë rast nuk mungoi një reagim i reperit shqiptar.

Ai thekson se disa llogari të rreme kanë përhapur lajmin e vdekjes së tij, por që është shëndoshë e mirë.

“Vëllezër e motra jam gjallë. E pash që disa fëmijë me llogari të rreme kanë komentuar duke shprehur ngushëllime kinse paskam ndërruar jetë. Asaj rruge jemi të gjithë por për like e klikime sot bëhet edhe kjo punë”.

“Uroj të jeni mirë të gjithë, e ju që më keni shpallur të vdekur unë nuk ua dëshiroj vdekjen por jetofshi gjatë e Zoti ju udhëzoftë pa dallim”, ka shkruar ai në një postim të ndarë në InstaStory.

Arian Agushi (emri i vërtetë) deri në fund të nëntorit ka paralajmëruar edhe tri projekte të reja muzikore.

Postime të ngjashme

Taylor Swift ripërpunon albumin “Red”

Lea Muslija

Pushimet nuk kanë të mbaruar për Alketa Vejsiun

Lea Muslija

Rita Ora sjell imazhe nga ndeja e organizuar për komunitetin LGBTI, e ftuar edhe artistja e njohur

Lea Muslija

Sara feston ditëlindjen, kështu zgjodhi ta urojë Ledri

Lea Muslija

Djali i David Beckham bën xhiro me “Maserati” 65 mijë funtash rrugëve të Londrës

Lea Muslija

Jay-Z padit ish-bashkëpunëtorin e tij, shkak albumi “Reasonable Doubt”

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...