Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Goldie Hawn dhe Kurt Russell shpjegojnë pse kurrë nuk ndien nevojën për t’u martuar pas 37 vjetësh

Goldie Hawn dhe Kurt Russell janë së bashku që 37 vite, por çifti hollywoodian nuk kanë akoma plane për martesë.

Dyshja filluan takimet gjatë xhirimeve të “Swing Shift” të vitit 1984 dhe që atëherë kanë ndërtuar një jetë së bashku pa pasur nevojë të martohen.

“Ju vetëm duhet të dëshironi të jeni bashkë”, tha aktorja për revistën People. “Unë nuk mendoj se ka ndonjë mënyrë tjetër për ta bërë atë”, shtoi 75 vjeçarja.

Hawn dhe Russell, 69 vjeçar, kanë krijuar një familje jo aq të madhe bashkë.

Sipas mediave, çifti kanë së bashku vetëm një djalë, aktorin Wyatt Russell, 34 vjeç, si dhe fëmijët e tyre nga martesat e mëparshme: djali i Russell, Boston dhe fëmijët e Hawn, aktorët Kate, 41 dhe Oliver Hudson, 44.

“Për njerëz si ne, certifikata e martesës nuk do të krijonte asgjë që përndryshe nuk do të kishim”, tha Russell. “Nuk e di – 40 vjet nuk janë të mjaftueshme për të thënë përfundimisht”.

“Nuk është çdo gjë martesa”, tha Hawn. “Është më shumë për njerëzit dhe lidhjen, dhe për dëshirën për të qëndruar bashkë”.

Postime të ngjashme

Projekti më i ri muzikor nga Vlora Kastrati Shala quhet “Fustani me pika”

T E

Xhirimet për filmin e Princeshës Diana po vazhdojnë në Gjermani, aktorja Kristen Stewart portretizon monarken e ndjerë

S.B.

Blake Shelton thotë se Adam Levine ia ka borxh një performancë në dasmën e tij

S.B.

George Clooney mori qenin në audicion për t’u pranuar si aktor në një film

S.B.

Arjola Demiri mahnit me linjat trupore, ndërsa merr poza atraktive para pasqyrës

S.B.

I dashuri i Genta Ismajlit paralajmëron projektin e saj të ri me dedikime dashurie në shqip ndaj këngëtares

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...