Goli i jashtëzakonshëm i Rashicës nuk harrohet lehtë, UEFA e rikujton ‘raketën’ e vushtrriasit ndaj Ishujve Faroe

Milot Rashica është njëri nga yjet më të mëdha që ka Përfaqësuesja e Kosovës, njëherit futbollisti i vetëm i Dardanëve që luan në elitën e futbollit.

 

25-vjeçari ka shënuar deri më tani gjashtë gola me fanellën e Kosovës, por sigurisht që për të më i rëndësishmi mbetet ai i pari.

Vushtrriasi golin e parë me fanellën e Dardanëve e kishte shënuar në vitin 2018 në udhëtim te Ishujt Faroe.

Sulmuesi nga Kosova kishte realizuar një gol të jashtëzakonshëm nga distanca, gol që faqja zyrtare e Kampionatit Evropian Euro 2024 ka vendosur të na rikujtojë.

“Në këtë ditë në vitin 2018, Milot Rashica”, ka shkruar faqja zyrtare e UEFA-së.

Ky ishte goli i parë i Rashicës me fanellën e Kosovës, teksa deri më tani në 36 ndeshje ka shënuar gjashtë gola e ka asistuar në shtatë të tjerë.

Related posts

Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve, pëson humbje të thellë në Slloveni

D V

Goli i Benzemas duke përdorur shpinën po cilësohet si ‘çmendur’

D V

Buffon tregon historinë se si vendosi të ishte portier

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More