Qeveria e Venezuelës ka njoftuar se kandidati presidencial i opozitës Edmundo Gonzalez është larguar nga vendi dhe ka kërkuar azil në Spanjë.
Gonzalez ka qenë në arrati që kur u lëshua një urdhër arresti për të në një kohë kur opozita kundërshtoi rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të korrikut.
Venezuela ka qenë në krizë politike që kur autoritetet shpallën presidentin Maduro fitues të zgjedhjeve të 28 korrikut.