Teknologji

“Google” mbyll shërbimin “Google Play Music”

Zhurnal Ads

Uashington, 26 gusht – Aplikacioni “Google Play Music”, shërbimi i muzikës me pajtim i kompanisë teknologjike “Google” do të mbyllë dyert e tij në tetor dhe do të zëvendësohet plotësisht nga “YouTube Music”, njoftoi sot kompania, që prej disa muajsh i ka ftuar përdoruesit e saj të kalojnë në shërbimin e ri.

“Abonentët e “Google Play Music” nuk do të mund të dëgjojnë më këngë në transmetim nga tetori, me përjashtim të Afrikës së Jugut dhe Zelandës së Re, që do të duhet t’i thonë lamtumirë shërbimit që në shtator. Në fakt, aplikacioni do të ndalojë së funksionuari”, tha Google.

Megjithatë, përdoruesit do të mund t’i transferojnë bibliotekat e tyre muzikore në “YouTube Music” ose shërbime të tjera alternative.

Në fund të vitit, listat muzikore për dëgjim, këngët e ngarkuara dhe të blera që nuk janë transferuar diku tjetër, nuk do të jenë më në dispozicion/ANSA.

Postime të ngjashme

Facebook bllokon llogari të rreme nga Kina, publikonin lajme rreth zgjedhjeve presidenciale amerikane

admin

Nokia arrin më shumë se dyfishim të të ardhurave

S.B.

Përdoruesit e kompanisë Apple që luajnë Fortnite, u përjashtuan nga përditësimi i ri

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...