Teknologji

“Google Meet” nuk limiton bisedat falas deri në mars

Zhurnal Ads

Google pritet të lejojë përdoruesit e “Google Meet” të zgjasin bisedat e tyre më shumë se 60 minuta. Kjo politikë pritej të përfundonte pas 30 shtatorit, por përdoruesit që e përdorin aplikacionin falas mund t’i mbajnë thirrjet e gjata deri në mars 2021.

“Teksa po i afrohemi sezonit të festave me më pak udhëtime dhe me data më të rëndësishme, ne duam t’u ndihmojmë të mbështeteni në ‘Meet’ për të qëndruar në kontakt me njëri-tjetrin, ka thënë menaxheri i “Google Meet”, Samir Pradhan, në një postim në blog. “Si zotim, sot po i vazhdojmë thirrjet tona falas palimit në versionin falas deri më 31 mars, 2021”.

Zgjatja e shërbimit pritet të jetë e mirëseardhur për ata që shfrytëzuan platformën gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit.

“Google Meet” rivalizoi direkt shërbimet tjera të video-konferencave si “Zoomi”.

Postime të ngjashme

Zoom ishte jashtë funksionit në disa vende në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar

admin

Nokia 5.3, një telefon i mençur, me performanca të jashtëzakonshme dhe me një çmim të lirë

admin

Para 25 vjetëve, Bill Gates parashikoi Netflix, iPhone dhe Facebook: Por ja se çfarë ai gaboi

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...