Agjencia Zhurnal.mk

Google ndryshon politikat e grumbullimit të të dhënave të përdoruesve

Lajmi vjen në një kohë kur Google dhe kompanitë e mëdha të teknologjisë janë kritikuar për praktikat e grumbullimit të të dhënave.

Google do të ndryshojë mënyrën sesi vepron me të dhënat që grumbullon nga përdoruesit duke lejuar fshirjen e tyre automatikisht.

Aktiviteti në ueb dhe aplikacione, përfshirë kyçjen në uebsajte dhe historikun e vendndodhjes, do të fshihen pas 36 muajsh. Ndryshimet aplikohen për të gjitha llogaritë e reja ndërsa ata ekzistues do të paralajmërohen për të ndryshuar konfigurimin.

Lajmi vjen në një kohë kur Google dhe kompanitë e mëdha të teknologjisë janë kritikuar për praktikat e grumbullimit të të dhënave.

Për herë të parë Google prezantoi kontrollet për fshirjen automatike të të dhënave të përdoruesve në Maj të 2019-ës por që përdoruesit duhej të vepronin manualisht.

Tashmë këto kontrolle do të jenë të aktivizuara automatikisht. Politikat e fshirjes automatik të të dhënave nuk aplikohen për shërbimet Photos, Gmail dhe Drive.

Gjithashtu theksoi se përdoruesit mund të zgjedhin të fshijnë automatikisht të dhënat për periudha 3 mujore. /PCWorld Albanian

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...