Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Google Photos vjen me tipare të reja, përfshirë edhe videot

Ekosistemi i Google Photos është një nga projektet më të vjetra të Google dhe nuk duket se do të zhduket si shumë prej aplikacioneve tjera të dështuara të kompanisë (më i fundit është Google Stadia). Edhe nëse nuk jeni duke përdorur Google Photos, ka shumë gjasa që të keni dëgjuar për aplikacionin, pavarësisht nëse posedoni një telefon Android ose iPhone.

Sot, Google njoftoi se po hap një seri të re të karakteristikave premium për përdoruesit e Photos në Android. Për më tepër, gjiganti nga Mountain View zbuloi se një editor i ri për video do të jetë në dispozicion për përdoruesit e Android dhe iOS.

Sipas Google, ka të paktën 30 kontrolle të disponueshme në editorin e ri të videove. Të gjitha këto veçori të reja të redaktimit të videos janë tashmë të disponueshme në Google Photos në iOS dhe do të vendosen në shumicën e përdoruesve të Android në javët e ardhshme, raporton PhoneArena.

Postime të ngjashme

Honor zbulon X20 5G të ri më 12 gusht

D V

WhatsApp shton opsionin që fotografitë zhduken pasi t’i shikoni

D V

Oppo njoftoi “gjeneratën e ardhshme” të kamerave ‘selfie’ nën ekran

D V

Microsoft ka prezantuar një kontrollues të ri për tastierën Xbox

D V

Intel zbulon detaje mbi gjeneratën e ardhshme të USB-C

D V

Emiratet e Bashkuara Arabe po përdorin dronë për të “krijuar” shi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...