Google thuhet se ua dha disa të dhëna të përdoruesve, autoriteteve të Hong Kongut në vitin 2020

Google i dha disa të dhëna përdoruesve qeverisë së Hong Kongut vitin e kaluar, pavarësisht se premtoi se nuk do të përpunonte kërkesa të tilla të dhënash nga autoritetet, sipas Hong Kong Free Press, shkruan The Verge.

 

Kompania i tha mediave se “prodhoi disa të dhëna” në përgjigje të tre nga 43 kërkesave që mori nga qeveria e Hong Kongut, përcjell Telegrafi.

Dy nga kërkesat kishin të bënin me hetimet mbi trafikimin e qenieve njerëzore dhe përfshinin urdhër kërkimi, dhe e treta ishte një zbulim urgjent si pjesë e një kërcënimi të besueshëm për jetën e dikujt, raportoi HKFP.

Sidoqoftë, kompania i tha HKFP se asnjë nga tre përgjigjet nuk përfshiu të dhënat e përmbajtjes së përdoruesve.

Gushtin e kaluar, Google tha se do të ndalonte përgjigjen ndaj kërkesave të të dhënave nga qeveria e Hong Kongut, nëse kërkesat nuk ishin bërë në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Drejtësisë.

Lëvizja ishte në përgjigje të një ligji të ri të Hong Kongut për sigurinë kombëtare të vendosur nga Kina, i cili përfshinte një dënim të mundshëm me burgim të përjetshëm për njerëzit e shpallur fajtorë për “përmbysje të pushtetit”.

Kina ka përdorur akuza për “përmbysje të pushtetit” për të ndaluar protestuesit politikë dhe disidentët në kontinentin kinez.

Facebook dhe Twitter gjithashtu ndaluan përpunimin e kërkesave për të dhëna nga qeveria e Hong Kongut në përgjigje të ligjit të sigurisë.

The Verge shkruan se Google nuk i është përgjigjur menjëherë një kërkese për koment të shtunën.

Related posts

Galaxy Z Flip 3 dhe Z Fold 3 janë rezistent ndaj ujit

D V

Publikohet traileri i video-lojës “Call of Duty: Vanguard”

D V

Cyberpunk 2077 kryeson shkarkimet e PS4 në 10 ditë të kthimit në “Sony Store”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More