Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

GoPro prezanton kamerën më të avancuar Hero 9 që regjistron në formatin 5K

GoPro për 15 vite me radhë ka mbajtur fronin në industrinë e kamerave me rezolucion të lartë, që janë praktike të barten në terrene të ndryshme dhe që janë rezistente ndaj ujit, pluhurit dhe kushteve të ndryshme klimatike.

Së fundmi ka lansuar produktin më të re GoPro Hero 9, bëhet fjalë për një kamerë të re që ka një bateri më të madhe, trup dhe rezolucion shumë më të lartë të fotografive, transmeton Telegrafi.

Ajo çfarë e bën unike këtë kamerë është se për herë të parë vjen me një mbështjellës të vetin, që nuk është i punuar nga plastika dhe mbron objektivin nga pluhuri e uji.

Kamera ka një sensor prej 23.6 megapikselë dhe regjistron video në formatin 5K, derisa fotografitë shkrepen me objektivin prej 20 megapikselë.

Kur flasim për bateri, GoPro ka bërë përmirësime të dukshme ku me instalimin e baterisë se re ajo mund të regjistroj për 30 përqind më shumë sesa modelet e mëparshme.

Çmimi fillestar i Hero 9 është 349.98 dollarë, derisa modeli paksa më i avancuar 449.99 dollarë. Të gjithë të apasionuarit pas videove që realizohen nëpër terrene të vështira mund ta porositin në platform të ndryshme.

Postime të ngjashme

Nokia X20 sjell smartfon 5G nën 350 euro

S.B.

Pas Facebook, alarm për Linkedin – 500 milionë profile dalin në shitje në “Dark web”

S.B.

SHBA-ja sanksionon prodhuesit kinezë të kompjuterëve

S.B.

Mineralet nga fundi i oqeanit mund të përdoren për prodhimin e baterive të veturave elektrike

S.B.

Facebook dhe Instagram bien përsëri për shumë përdorues

S.B.

Prezantohen 6 telefona inteligjentë të rinj nga Nokia

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...