Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Maqedoni

Gostivar, dy shtetas shqiptar të akuzuar për tregti të paligjshme me marijuanë

Shkup, 29 janar – Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike -Gostivar ngriti aktakuzë kundër dy personave, shtetas të Republikës së Shqipërisë, për vepër penale – Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e barnave narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve sipas nenit 215 paragrafi 1 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal. Përveç kësaj, njëri i pandehur akuzohet edhe për vepër penale – Sulm ndaj një zyrtari gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë sipas nenit 383 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, kumtoi Prokuroria Publike.

Të dy bashkëpunëtorët e akuzuar, të moshës 21 dhe 19 vjeç, në fillim të nëntorit të vitit 2020 në Republikën e Shqipërisë u furnizuan me lëndën narkotike marijuanë dhe e sollën atë në vend me synimin e rishitjes së saj. Drogën e kishin fshehur në park vozitjen e lartë në rrugën “Boge Veljanoski” në Gostivar. Më 6 nëntor, nëpunësit e autorizuar të policisë i vërejtën të pandehurit në momentin kur nxorën çantë nga vendi ku e kishin fshehur drogën. Policët u përpoqën t’u bënin ekzaminim personal, por dy të pandehurit rezistuan në mënyrë aktive dhe u arratisën. Gjatë përpjekjes për të ikur, një nga të pandehurit me grusht e goditi në fytyrë inspektorin e policisë, duke i shkaktuar lëndime trupore. Nga ana tjetër, i pandehuri i dytë, të nesërmen u paraqit vetë në stacionin policor në Gostivar.

Duke vlerësuar se akoma ekzistojnë mundësitë – rrezik nga arratisja, mundësia e ndikimit në dëshmitarë dhe mundësia e përsëritjes së krimit, prokurori publik kompetent për dy të pandehurit propozoi që masa e paraburgimit e caktuar më parë të zgjatet, qëndron në kumtesë. (Zhurnal.mk)

Shkup, 29 janar – Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike -Gostivar ngriti aktakuzë kundër dy personave, shtetas të Republikës së Shqipërisë, për vepër penale – Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e barnave narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve sipas nenit 215 paragrafi 1 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal. Përveç kësaj, njëri i pandehur akuzohet edhe për vepër penale – Sulm ndaj një zyrtari gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë sipas nenit 383 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, kumtoi Prokuroria Publike, informon Zhurnal.mk

Të dy bashkëpunëtorët e akuzuar, të moshës 21 dhe 19 vjeç, në fillim të nëntorit të vitit 2020 në Republikën e Shqipërisë u furnizuan me lëndën narkotike marijuanë dhe e sollën atë në vend me synimin e rishitjes së saj. Drogën e kishin fshehur në park vozitjen e lartë në rrugën “Boge Veljanoski” në Gostivar. Më 6 nëntor, nëpunësit e autorizuar të policisë i vërejtën të pandehurit në momentin kur nxorën çantë nga vendi ku e kishin fshehur drogën. Policët u përpoqën t’u bënin ekzaminim personal, por dy të pandehurit rezistuan në mënyrë aktive dhe u arratisën. Gjatë përpjekjes për të ikur, një nga të pandehurit me grusht e goditi në fytyrë inspektorin e policisë, duke i shkaktuar lëndime trupore. Nga ana tjetër, i pandehuri i dytë, të nesërmen u paraqit vetë në stacionin policor në Gostivar.

Duke vlerësuar se akoma ekzistojnë mundësitë – rrezik nga arratisja, mundësia e ndikimit në dëshmitarë dhe mundësia e përsëritjes së krimit, prokurori publik kompetent për dy të pandehurit propozoi që masa e paraburgimit e caktuar më parë të zgjatet, qëndron në kumtesë. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Rrahu një femër, Policia arreston pejanin

D V

Tentativë grabitje në Durrës/ 27-vjeçari futet me forcë në banesën e një gruaje e godet me grusht dhe e kërcënon me thikë, arrestohet nga policia

D V

Shqiptari në Greqi që vrau gruan: Kam prova që më tradhtonte

D V

Ende ka disa vatra aktive të zjarrit në rajonin e Kumanovës

Z H

Pa energji elektrike banorët e Studeniçanit dhe të Karposhit

Z H

MSH: Dje janë vaksinuar 12.939 qytetarë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...