Maqedoni

Gostivar, kontrolle ndaj automjeteve që kryejnë transport publik

Zhurnal Ads

Gostivar, 14 tetor – Zhurnal.mk – Dje (13-tetor) nga ora 10.00 deri në ora 13.00, në rrugën regjionale Gostivar-Cegrane, në fshatin Çajle, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Sigurisë së Trafikut Rrugor Gostivar, kanë kryer kontrolle të intensifikuara të trafikut ndaj automjeteve që kryejnë transport publik pa licencë të adekuate për këtë veprimtari, përcjellë Zhurnal.

Këto aktivitete, të realizuara në koordinim me Zyrën e Jashtme për Çështjet Penale të Gostivarit, kanë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht 3 automjete (furgonë), kundër pronarëve të të cilave do të përgatiten parashtresa adekuate, në përputhje me nenin 284 A të Kodit Penal.

Aktivitete të tilla më datën 3 dhe 9 të këtij muaji janë kryer në rrugën regjionale Gostivar-Gredec dhe në rrugët e Gostivarit “Beliçica” dhe të “Balindollit”, me ç’rast janë sanksionuar gjithsej 11 automjete pa licencë, nga të cilat gjysma e vetura dhe gjysma tjetër furgona.

Postime të ngjashme

Dimitrov në Francë: Maqedonia e Veriut i përket Evropës, jo vetëm gjeografikisht

admin

Bashkëpunimi ekonomik dhe politik me Çekinë i rëndësishëm për integrimet evropiane të vendit

XH,I

Arsovski: Vëllau i deputetit Vellkovski ka marrë grante prej 200 mijë euro nga Dimova

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...