Gostivar, më shumë votues për zgjedhjet parlamentare, më pak për presidencialet

nga Redaksia

Shkup, 8 maj – Në komunën e Vrapçishtit në Gostivar procesi po vijon në rregull dhe pa probleme njofton TV21.

Besnik Ameti, kryetari i Komisionit komunal tha se prej orës 7 janë hapur të gjitha vendvotimet pa asnjë incident dhe shpreson se deri në mbyllje të vazhdojë në këtë mënyre.

“Procesi zgjedhor deri në këto momente shkon ashtu siç është paraparë prej orës 7 janë hapur të gjitha vendvotimet pa asnjë incident dhe vazhdon të jetë krejt në rregull. Sa i përket daljes së votuesve kemi 1418 të dhënat e orës 13 për president që i bie 5.38 % dhe 3234 që i bie 12.06% për zgjedhje parlamentare. Nga përvoja e dimë se dalja nga ora 13 deri në 16 është më e madhe, fluksi është më i madh deh pritet të dalin më shumë”, tha Besnik Ameti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More