Gostivari i mbërthyer nga mbeturinat, Rusino-5 në lagjen Tullana

Shkup, 13 tetor – Për më pak se një javë, dega e Bashkimit Demikratik për Integrim në Gostivar ka denoncuar funksionimin e katër deponive të egra në rajonin e komunës së Gostivarit. 

Pas Çegrabit, Zdunjës e Banjicës, një deponi e egër është locuar edhe në lagjen Tullana. Qenë të ngordhur, mbeturina inerte e të forta, aromë e keqe dhe rrugë e rrënuara, po shoqërojnë përditshmërinë e banorëve të Zonës.

Aktivistët dhe qytetarë  të Gostivarit për çdo ditë njoftojnë për deponi ilegale në vendbanimet e tyre. BDI e shqetësuar nga gjendja në terren, alarmon opinionin publik për përhapje të mundshme të ndonjë epidemie. 

Nisur nga ky fakt i tmerrshëm në terren, BDI dhe kandidati për Kryetar komune, z. Nevzat Bejta sigurojnë qytetarët e Gostivarit që pas 17 tetorit, puna e parë e qeverisjes së re do të jetë pastrimi i deponive të paligjshme në gjithë territorin e  komunës së Gostivarit.

Related posts

Lagja Dardania në Kumanovë e tha “Pastër”, me 17 tetor rrethon numrin 6

Redaksia

Ziadin Sela: Pas zgjedhjeve lokale do të rrëzohet kjo qeveri!

Redaksia

Sela: Kemi duruar 20 vite dhe do të durojmë edhe dy ditë, e përfundimisht do e sjellim ndryshimin dhe fitoren e shqiptarëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More