Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Gostivari komuna me korrupsion më të ulët në vend

Shkup, 2 shkurt – Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, mori pjesë në debatin publik të sotëm të organizuar nga Asociacioni për Iniciativa Demokratike ADI – Gostivar.

Në këtë debat u bënë publike rezultatet e raportit mbi Vlerësimin e fushave të rrezikshme të korrupsionit në nivelin lokal.

“Puna jonë me transparencë këto tre vite na nxjerr edhe në hulumtim shumë më mirë se disa komuna të tjera të vendit. Nga hulumtimi i fundit i realizuar nga ADI, Komuna e Gostivarit rezulton me korrupsion thuajse të zhdukur. Perceptimi i mbi 600 qytetarëve është se korrupsioni në Gostivar, vazhdimisht bie, ndërsa rritet liria e të shprehurit nga qytetarët dhe shoqëria civile për të ngritur zërin për çdo dukuri që nuk duhet ndodhur në mesin ku jetojmë”, theksoi Taravari, përcjell Zhurnal.mk

Ky hulumtim, që ka realizuar (ADI) ka ardhur përmes projektit të USAID për pjesëmarrje qytetare dhe shoqërisë civile në lidhje me politikat dhe çështjet e orientuara drejt anti-korrupsionit.

Pjesë e këtij hulumtimi janë edhe komuna e Manastirit, Kavadarit, Kumanovës dhe Shtipit. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Program i përshtatshëm shtetëror nesër në Shkup, Krushevë dhe Pelince për shënimin e 2 Gushtit- Ditës së Republikës dhe Ilindenit

R Zh

Pendarovski për deklaratën e Mickoskit: Nuk mbahet mend ndonjë politikan i ynë të shprehë aq mosrespektim të thellë ndaj heronjve më të mëdhenj

R Zh

Mickoski nuk do të marrë pjesë në shënimin e Ilindenit në Krushevë

R Zh

“A1ON” / DOSIE “Merko”: 329 vendime për rrënimin e ndërtimeve të egra rijnë në sirtar

R Zh

Në Kisella Vodë normalizohet furnizimi me ujë

D V

Fillon bekatonizimi i rrugës prapa shkollës fillore në Bukoviq

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...