Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Gostivari mobilizohet për të ndihmuar Noarin 3 vjeçar

Gostivar, 7 mars – Qytetarët e Gostivarit janë mobilizuar për të ndihmuar Noarin 3-vjeçar i cili vuan nga tumori në veshkë.

Pika të shumta të grumbullimit të parave janë vendosur në rrugët e qytetit, ndërkaq sot në shëtitoren e Gostivarit është duke u realizuar edhe aksion humanitar.

Është hapur edhe llogari online për donacion të mjeteve.

TV21 ditë më parë raportoi për rastin e Noarit. Ai është është vetëm 3-vjeçar dhe është nga Gostivari, por për dy muaj është duke qëndruar në Turqi ku edhe po kurohet për tumorin në veshkë.

Si rezultat ai tashmë ka hequr njërën veshkë, por meqë tumori ka metastazuar, atij i janë paraqitur komplikime shtesë. Dy herë tashmë është operuar dhe shpenzimet për të dy operacionet kanë kapur vlerën prej 48 mijë euro. Këto shpenzime i ka mbuluar vetë familja, por duhet mjete edhe për 5 muaj të tjerë kurim në Turqi.

Postime të ngjashme

Edhe nesër me diell, nga e marta vranësira, reshje dhe ulje të temperaturave

R Zh

Bytyqi: Me mbështetje të drejtpërdrejtë financiare e kthejmë kreativitetin e ivent industries

R Zh

Në Dibër edhe një viktimë nga Kovid-19, deri më tani gjithsej 40

R Zh

Despotovski: Përkundër pandemisë, kompanitë në zonat TIR kanë rezultate pozitive ekonomike

R Zh

Sela: Është gënjeshtër që koalicioni ASh-AAA ka bllokuar pakon e pestë ekonomike

R Zh

MASH: Programe të reja mësimore për filloristët – bazë dhe nxitje për qasje kreative në mësim

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...