Agjencia Zhurnal.mk

Grabiten rreth një milion euro në Shkup

Shkup, 5 korrik – Në një shtëpi në Shkup, mbrëmë janë grabitur rreth një milionë euro, bën të ditur policia. Siç bën të ditur policia, në periudhën prej orës 19:30 deri 21:45 në një shtëpi në Shkup nga ana e një personi të panjohur është kryer vjedhje e rëndë.

Kryerësi me dhunë ka hyrë në shtëpi dhe në një nga dhomat ka marrë tre qese me 800 mijë euro, 60 mijë dollarë amerikane, 50 mijë franga zvicerane dhe një milionë denarë.

Rastin, rreth orës 22 në SPB – Shkup e ka paraqitur Sh. I. në pronësi të të cilit është shtëpia ku është kryer vjedhja. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!