Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Grabitje e armatosur në një lokal të Prishtinës

Një grabitje e armatosur raportohet të ketë ndodhur të diekën rreth orës 18:45 në fshatin Besi të Prishtinës.

Nën kërcënimin e armëve dy të dyshuar kanë arritur të grabisin para në një lokal, njofton Insajderi.

Policia bën të ditur se ka nisur hetimet, ndërsa nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar.

“Dy viktima meshkuj kosovarë kanë raportuar se, derisa ishin në lokalin e tyre kanë hyrë dy persona të dyshuar të maskuar dhe armatosur duke i kanosur viktimat kanë arritur që me forcë t’ju marrin-grabisin para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërsa është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Postime të ngjashme

Arrestohet një diler nga Shkupi

S.B.

Një grua u lëndua rëndë në një aksident në Gostivar

S.B.

Aksioni për “Lojërat e fatit”, gjykata merr të pandehur 93 persona

S.B.

Gjobiten 154 vozitës në Shkup, 28 për tejkalim të shpejtësisë

S.B.

Arrestohen dy persona në Durrës, në kërkim për mashtrim dhe kultivim narkotikësh

S.B.

Rrëfimi i endacakut: Killeri i Behar Sofisë erdhi mori biçikletën poshtë urës së Lanës

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...