Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Grafa e nacionalitetit në letërnjoftim, ja cilat janë kushtet e VMRO-së

Shkup, 13 shkurt – VMRO-DPMNE-ja ka mbështetje të kushtëzuar ndaj propozim-Ligjit për letërnjoftime të propozuar nga Lëvizja Besa përmes të cilit parashikohet përfshirja e grafës së përkatësisë etnike. Lideri i opozitës, Hristijan Mickoski thotë se për partinë e tyre është e pranueshme grafa etnike, por edhe kombësia “maqedonase”.

“Nuk shoh asnjë arsye kundër pse përkatësia ime kombëtare dhe etnike të jetë në letërnjoftime dhe të shkruaj se jam maqedonas. Por dikush atë dëshiron ta bllokon. Pse e bëjnë këtë? E bëjnë sepse i pengonte gjuha maqedonase, i pengonte Maqedoni, ASNOM-i dhe gjithçka tjetër. Por nuk i pengon të vjedhin popullin e tyre”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski akuzon partinë E Majta se në bashkëpunim me LSDM-në, po mbron sipas tij marrëveshjen e dëmshme të Prespës.

“Pse t’i shërbejmë Zoran Zaevit i cili ka marrëveshje me Lëvizjen Besa për një gjë të tillë, por tani përmes disa partive Parlamentare nga anësh provon të prish procesin. Ata parti të cilat vetë e kanë pranuar se i kanë siguruar resurse dhe logjistikë për t’i sjell dëm VMRO-DPMNE-së. Të njëjtat duan tani t’i sjellin dëm shteti. Pse atë të cilën Zoran Zaev e fshiu me marrëveshjen e dhunshme të Prespës të mos e kthejmë në Parlament dhe në letërnjoftimin tim të shkruaj përkatësia ime etnike dhe kombësia maqedonase”, pohoi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Sipas ndryshimeve kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e Prespës shtetësia në letërnjoftime potencohet si “e Maqedonisë së Veriut”. VMRO-DPMNE-ja kërkon që përskaj përkatësisë etnike të potencohet edhe përkatësia kombëtare “maqedonas” dhe “maqedonase”. Ndaj propozim-Ligjit për letërnjoftime, partia E Majta ka propozuar 1.230 amendamente. Sipas tyre, ky përcaktim në dokumentet personale bie në kundërshtim me vlerat Evropiane dhe thellon dallimet etnike. Përkatësia etnike në letërnjoftime ishte kusht i Lëvizjes Besa për koalicion parazgjedhor me LSDM-në dhe kusht për të miratuar ndryshimet kushtetuese në vitin 2018.

Postime të ngjashme

Zjarret në Koçan janë lokalizuar, helikopterët në teren në Kostin Doll dhe Novosellani

Z H

Ndalohet tërësisht lëvizja në zonat malore

Z H

Shkupi dhe Tetova me më tepër raste aktive, Filipçe thotë se virusi u përhap nga mërgimtarët

Z H

Zaev: Solidariteti funksionon, do të kompensohen dëmet që u shkaktuan nga zjarri

Z H

Moti sot i ngrohtë me temperatura deri 42 gradë

Z H

Angellov paralajmëron gjendje krize në një pjesë të shtetit nëse ka nevojë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...