Agjencia Zhurnal.mk

Granit Xhaka dedikim emocional bashkëshortes për ditëlindje: 5 vite së bashku, 5 vite lumturi për mua

Për Leonita Lekajn sot (e martë) është një prej ditëve më të veçanta në jetë.

Kjo ngase ajo feston ditëlindjen dhe me këtë rast një urim i veçantë nuk ka munguar nga bashkëshorti i saj, futbollisti Granit Xhaka.

Ai ka ndarë disa fotografi krah partneres së tij, së cilës ia ka bërë një dedikim tejet emocional.

“Urime ditëlindjen dashuria ime, ne kemi qenë së bashku për 5 vjet, që do të thotë 5 vjet lumturi për mua. Dhe pastaj vitin e kaluar ju sollët në jetë vajzën tonë të mrekullueshme dhe sollët edhe më shumë gëzim në jetën tonë. Të  uroj një ditë të mrekullueshme përkundër kohërave të vështira në të cilat po jetojmë tani. Mezi pres shumë vite të tjera lumturi me ju”, ka shkruar ndër tjerash Xhaka.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...