Granit Xhaka infektohet me Covid, është i vetmi lojtar i Zvicrës që nuk është vaksinuar

Ylli kosovar me pasaportë zvicerane, Granit Xhaka dje ka marrë një lajm të keq pasi është infektuar me COVID-19.

 

Ai pas disa simptomave që kishte gjatë grumbullimit me ekipin zviceran bëri testin për koronavirus dhe doli pozitiv.

Sot shefi për media në Federatën e Futbollit të Zvicrës, Adrian Arnold ka thënë se Xhaka ka refuzuar të marrë vaksinën anti-COVID-19.

“Granit Xhaka nuk është vaksinuar. Ai është lojtar i pa vaksinuar. Ne i kemi lënë (vendimin për vaksinim) në dorën e secilit lojtar, është zgjedhje personale për çdo lojtar, siç është për çdo person tjetër në Zvicër. Ne e kemi bërë një rekomandim që të vaksinohen të gjithë. Ai vendosi vetë (kundër vaksinimit). Është e drejta e tij të mos vaksinohet”

Arnold shtoi: “Të gjithë lojtarët e tjerë janë vaksinuar apo janë riaftësuar. Prandaj ata janë të sigurt, pak a shumë, të paktën prej pikëpamjes mjekësore. Por kurrë nuk i dihet. Fatkeqësisht Graniti u infektua. Nga pikëpamja sportive është shumë keq, sepse ai është i rëndësishëm për ne në këtë kohë”, shtoi ai.

Related posts

Presidenti Agnelli dhe trajneri Allegri të bindur në qëndrimin e Chiellinit te Juventusi

D V

Italia kërkon të arrijë rekordin historik sonte përballë Bullgarisë

Z H

David Haye rikthehet me fitore në boks, i kërkon përballje Tyson Furyt

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com