Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Granit Xhaka përmbledh disa momente të lumtura të tyre për të uruar bashkëshorten për ditëlindje

Sot (e mërkurë) feston ditëlindjen partnerja e futbollistit, Granit Xhaka, Leonita Lekaj – Xhaka.

Siç rëndom ndodh, edhe këtë herë nuk ka munguar një dedikim special nga bashkëshorti i saj prej disa vitesh.

Futbollisti shqiptar ka publikuar disa imazhe në rrjete sociale, përmes të cilave ka përmbledhur disa nga momentet e lumtura të tyre.

Në imazhin e parë, Leonita shfaqet në një nga ndeshjet e Xhakës duke treguar se ka qenë një përkrahje e madhe për të edhe në karrierë.

Një imazh tjetër paraqet ditën e dasmës së tyre duke pasuar një të radhës në momentin kur erdhi në jetë vajza e tyre.

“Zemra ime. Të uroj nga zemra gëzuar ditëlindjen. U bëfsh 100 vjeçe. Paç gjithmonë shëndet, fat, mbarësi e lumturi”, kanë qenë fjalët e yllit.

Graniti dhe Leonita janë prej vitesh së bashku, gjersa tani janë në pritje të fëmijës së dytë.

Postime të ngjashme

Adriana dhe Keith kujtojnë takimin e tyre të parë

Lea Muslija

Xhensila akuzohet se kopjoi këtë skenë të klipit nga këngëtarja e njohur

Lea Muslija

Bebe Rexha: Shpresoj pas disa vitesh të marr një master në psikologji

Lea Muslija

Pas Rihannës, Chris Brown akuzohet për dhunë ndaj një tjetër gruaje

Lea Muslija

Mësohet data e publikimit të këngës së re nga Rita Ora

Lea Muslija

U ndanë papritur, Khloe Kardashian dhe Tristan thuhet se po i planifikonin pushimet së bashku

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...