Agjencia Zhurnal.mk

Granit Xhaka përshkruan se si po kalon vetizolimin me familjen e tij

Granit Xhaka është vetizoluar së bashku me familjen e tij.

Për shkak të koronavirusit edhe në Londër masat kanë filluar të ashpërsohen, shkruan lajmi.net.

E Granit Xhaka së bashku me familjen e tij janë vetizoluar për ta mbrojtur veten dhe të tjerët.

Ai ndodhet atje së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën e tyre katër muajshe.

Nëpërmjet një postimi Xhaka ka treguar se si po e kalon kohën në karantinë.

“Tani masat këtu në Londër po bëhen gjithnjë e më të ashpra. Ka një orar lëvizjeje. Parqet e lojërave, fushat sportive, parqet dhe të gjitha dyqanet duhet të mbyllen. Ne dalim nga shtëpia vetëm kur është absolutisht e nevojshme dhe kur jemi në shtëpi kalojmë kohën bashkë! Familja ime më jep shumë forcë – ne argëtohemi së bashku dhe përpiqemi t’ia kalojmë sa mir”, ka shkruar futbollisti pranë postimit në Intsagram./Lajmi.net/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...