Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Grashkoska paralajmëron kontrolle të shtuara të inspektorëve

Shkup, 21 tetor, zhurnal.mk – “Gjatë disa javëve të fundit për fat të keq jemi dëshmitarë se epidemia me coronavirusin jo vetëm që nuk po zbehet por përkundrazi edhe më tepër ka rritur intensitetin e saj, gjë që reflektohet me një numër të madh të personave të infektuar. Kjo situatë çoi deri tek propozimi i masave të reja, një pjesë e të cilave janë pjesë e shërbimeve të inspektoratit ndërsa një pjesë janë kompetencë e organeve tjera me të cilat shërbimet tona bashkëpunojnë”, deklaroi Magdalena Grashkoska, kryetare e Këshillit Inspektues e cila njëherit paralajmëroi edhe kontrolle të shtuara nga ana e inspektorëve.

“Do të vazhdojnë kontrollet në teren dhe shqiptimi i gjobave atje ku do të regjistrohen parregullsi, apo mosrespektim i protokolleve shëndetësore. Shpresojmë se do të rritet vetëdija kolektive dhe përmes respektimit të masave për shëndetin publik të gjithë bashkë do të kontribuojmë për zvogëlimin e përhapjes së koronavirusit.

Në seancën e djeshme qeveritare u miratua propozimi i Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) që parasheh që të gjitha lokalet dhe restorantet të punojnë deri në orën 23:00, transporti publik ta reduktojë në 50 për qind kapacitetin e pasagjerëve, ndërsa institucionet shtetërore dhe publike ta organizojnë punën e të punësuarve me turne, rotacion apo edhe punë nga shtëpia. Këto masa do të shpallen sot në gazetën zyrtare dhe menjëherë do të hyjnë në fuqi. Andaj apelojmë deri tek operatorët ekonomik që të respektojnë këto vendime dhe masa”, tha Grashkoska.

Grashkoska gjithashtu njoftoi se Inspektorati Shëndetësor dhe Sanitar nga gjithsej 5243 vendime për izolim të personave me Covid-19 dhe personave që kanë kontaktuar me të infektuarit nga Covid-19, ka kryer 160 kontrolle, nga ku janë konstatuar 13 mosrespektime të vendimeve.

Postime të ngjashme

Anketa/59.2 përqind e qytetarëve besojnë se shteti nuk ka kapacitet për të kryer regjistrim të drejtë dhe objektiv

T E

Sela: Shumica e atyre pa shtetësi janë shqiptar

B M

2674 qytetarë presin për të marrë shtetësi, Bushi pohon se Ligji duhet të ndryshohet

T E

Shekerinska: Nëse Karakaçanov dëshiron të jetë maqedonas, le të urdhërojë

T E

Filipçe: Lloji britanik është me formë më të lehtë të sëmundjes, përhapet më shpejt, nuk ka vend për panik

T E

Kuvendi miratoi Ligjin e ri me ndryshime për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...