Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Gratë grevistë nuk dalin nga greva: Duam 13 pagat e prapambetura, deputetet të vijnë të na shohin, a kanë ndjesi nëne?

Zhurnal Ads

Greva e grave të naftëtarëve vijon prej 13 ditësh. Gazetari Ervis Kuçaj raportoi për “BalkanWeb” se gratë greviste nuk pranojnë të dalin nga greva, teksa kërkojnë 13 pagat e prapambetura. Ato i bënë thirrje deputeteve të vijnë t’i shohin.

“Zëri ynë nuk po dëgjohet. Përditë ndjehemi edhe më të dobëta. Nuk e dimë çfarë presin që të na japin një zgjidhje. Nuk dalim që këtu. Do të rrimë deri në vdekje. Fëmijët i kemi lënë në shtëpi e na shikojnë vetëm në televizor. Zoti kryeministër çfarë kërkojnë këto nëna këtu, vetëm 13 paga të prapambetura të fituara me gjyq, bukën e gojës dhe gjallërimin e qytetit.
Thirrje grave të parlamentit: ejani të shikoni nënat mallakastriote në çfarë gjendje janë, a keni ndjesi nëne? Nuk jemi gra për show, luftojmë për bukën e fëmijëve. Zoti kryeministër, jepi zgjidhje këtyre grave. Vërtetë thotë është privat me privat por ai është rregullator. Të kthehet në qeveri humaniste për nënat”, deklaroi Kryemadhi.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Ministrja Balluku: Rihapet gara për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

S.B.

Basha: Rama të largohet, ka humbur kontrollin mbi pandeminë

S.B.

SPAK merr të pandehur biznesmenin Malindi, dyshohet si porositësi i 137 kg kokainë të kapura në portin e Durrësit

S.B.

“Emocion i rrallë”, Rama publikon foton e Zahos në ditën e parë të shkollës

admin

Shqipëri, Policia urdhëron ndalimin e protestave për shkak të pandemisë

S.B.

Niset nga Tirana me 4 sirianë në ‘Benz’, 68-vjeçarit i dështon plani në Morinë…

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...