Maqedoni TOP LAJM

Gratë kërkojnë të ruhet pensionimi deri në 62 vjeç

Zhurnal Ads

Shkup, 14 shtator, zhurnal.mk – Diskriminim pozitiv midis burrave dhe grave duhet të ketë për sa i përket moshës së pensionit. Ky është qëndrimi i Kristina Ampeva nga shoqata “Glasen Tekstilec” e cila lufton për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve në sektorin e tekstilit. Sipas saj, gratë e punësuara në fabrikat e tekstilit meritojnë stazh me benefite dhe duhet të dalin në pension në moshën 58 vjeçare.

“Një grua në moshën 62 ose 64 vjeç nuk mund të jetë në vendin e punës. Sidomos jo në sektorit e tekstilit ku keni sëmundje të ndryshme profesionale. Nuk duhet të shikoni kufirin e moshës, sepse shumë gra kanë mbi 40 vjet përvojë pune dhe duhet të presin për pension të pleqërisë që nuk është e drejtë”, tha Kristina Ampeva Glasen nga shoqata “Glasen Tekstilec”.

Ndryshe, opinioni e di faktin që gratë mbi moshën 62 vjeç dalin në pension, siç bëjnë burrat dy vjet më vonë. Megjithatë, Ligji aktual për Sigurim Pensional dhe Invalidor thotë që gratë gjithashtu punojnë deri në moshën 64 vjeç, por mund të kërkojnë nga punëdhënësi që të pensionohet dy vjet më herët, pra në moshën 62 vjeçare, dhe e njëjta duhet t’u mundësohet. Pushteti që në periudhën parazgjedhore njoftoi reforma pensionale, por deri më tani nuk ka dalë me detaje për opinionin. Kryeministri Zoran Zaev disa herë ka dhënë deklarata lidhur me këtë temë, por nuk ka shpjeguar në detaje nëse gratë dhe burrat do të dalin në pension në të njëjtën moshë. Fatmir Bytyqi, i cili është përgjegjës për politikat ekonomike të qeverisë, para dy ditëve tha se nuk do të ketë ulje të moshës së pensionimit, por se reformat e pensioneve do të barazonin vitet e pensionit për burrat dhe gratë. Më pak informacione deri më tani mund të merren nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, megjithëse ato duhet të jenë hartues kryesor i ndryshimeve ligjore.

Postime të ngjashme

Digjet një banesë në Tetovë

admin

Aktvendimi i Gjykatës së Apelit për Zoran Milevski – Kiçeec shkon në Gjykatën Penale

Z H

Të shtëna me armë zjarri në Çair, s’ka të lënduar

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...