Agjencia Zhurnal.mk.

“Gratë në media” në fokus të Festivalit të pestë mediatk Shkup

Shkup, 5 tetor – Me diskutim dedikuar temës së sivjetme të festivalit “Gratë në media” sonte fillon edicioni veror i Festivalit mediatik Shkup.

Për pozitën e grace në sferën mediatike dhe sfidat me të cilat përballen gazetaret sot do të bisedojnë gazetarja hulumtuese Sane Terlingen nga Holanda dhe Elisa Munjos, udhëheqëse e Fondacionit mediatik ndërkombëtar të grave (IWMF).

Siç informojnë organizatorët, festivali që filloi si Festival hulmtues i filmit Shkup, sivjet u shëndrua në Festival mediatik Shkup për të konkluduar më shumë temanga bota e ndryshuar e mediave bashkëkohore. Programi i sivjetëm sërish përfshin shumë folës nga vendi dhe jashtë vendit, ndërsa përmban edhe diskutime të ndryshme, punëtori dhe program interesant filmik.

Festivali mediatik Shkup është ngjarje në organizim të PINA – Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza, i cili sivjet realizohet në partneritet me Zyrës e Fondacionit Fridrih Ebert Shkup si dhe Ambasada holandeze në Shkup, së bashku me mbështetësit UNCHR Shkup dhe organizata ndërkombëtare Civil Rajts Defenders.

Related posts

Bojmacaliev: Nga vendi që kërkonte ndihmë nga shtete tjera, tani ofrojmë ndihmë për përballje me migrimin

D V

Raporti i IKS: Narrativa të dëmshme politike tek 10 parti politike dhe liderët e tyre, 11 media onlajn dhe 9 televizione

D V

Pendarovski: Dikush nga ana tjetër i frikësohet vetingut në vend

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy