Maqedoni TOP LAJM

Gratë nga Shuto Orizarja bëhen me gjinekolog të ri

Zhurnal Ads

Shkup, 2 tetor – Zhurnal.mk – Banorët e Shuto Orizares do të bëhen përsëri me gjinekolog amë, pasi që gjinekologja e cila u prit të jetë “shpëtimtarja” e banorëve të Shuto Orizares, Vjollca Mbiara pa asnjë paralajmërim i braktisi ato disa muaj më parë, informon Zhurnal.

Banorët e Shuto Orizares, veçanërisht ato romë, vuajnë shumë për trajtime gjinekologjike në komunën e tyre pasi nuk kanë një gjinekolog. Atje në vitin 2017 me shumë bujë filloi me punë gjinekologja Vjollca Mbiarra.

Ministri i atëhershëm i shëndetësisë Arben Taravari pati thënë se me të po zgjidhet problemi shumëvjeçar për kujdes të vazhdueshëm shëndetësor gjinekologjik për gratë në këtë komunë. Mirëpo ajo arriti të qëndrojë vetëm 2 vjet, dhe që nga janari romët nuk kanë gjinekolog amë. Ajo në derën e saj të ordinancës kishte vendosur vetëm një letër ku shkruante se është zhvendosur në Hasanbeg të Shkupit, dhe tani gratë nga Shuto Orizarja detyrohen të udhëtojnë deri atje për kontrolle gjinekologjike.

Por një lajm i mirë vjen nga Ministria e Shëndetësisë. Ministri Filipçe ka arritur të gjejë një gjinekolog të qëndrueshëm e ai është mjeku Bozhidar Boshkovski, një gjinekolog me përvojë. Ai do të kujdeset për shëndetin e grave në Shuto Orizare.

“Gratë nga Shuto Orizarja do të bëhen me gjinekologë. Mjeku Bozhidar Boshkovski është gjinekolog me përvojë i cili do të kujdeset për shëndetin e tyre dhe do të jetë në dispozicion të gjithë pacientëve në këtë komunë. Problemin e zgjidhëm. Më me rëndësi është që pacientët do të munden në kohë të kryejnë kontrollet e tyre gjinekologjike. Vazhdojmë edhe më tej të përkujdesemi për politikën e vërtetë shëndetësore për gjithë pacientët”, ka shkruar Filipçe.

Ndryshe gratë rome kanë probleme të mëdha gjinekologjike nga mungesa e gjinekologut. Në këtë komunë ka rreth 8000 gra të cilat kanë mungesë të përkujdesit gjinekologjik, informon Zhurnal. Ditë më parë, në gjinekologjinë e Shkupit një grua rome humbi jetën në lindje së bashku me foshnjën. Ajo para se të vdiste kishte qenë në kontroll në spital, por mjeku i kishte thënë që të vijë pas dy orëve, por pak para se të mbërrijë në shtëpi, ajo kishte filluar të gjakoset dhe ishin kthyer në spital por tanimë gjithçka ishte vonë sepse gjatë lindjes humbën jetën edhe nëna edhe fëmiu.

Mjeku fajësonte pacienten se nuk kishte kryer kontrollet gjinekologjike, ndërsa familja fajësonin mjekun përshkak se nuk e pranoi për lindje por i tha të vijë dy orë më vonë, ndërsa këto dy orë ishin fatale..//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Takim lamtumirës i kreut të BDI Ahmeti me ambasadorin francez, Thimonier

T E

Geer: Qeveria e Maqedonisë së Veriut mund të pres mbështetje nga BE

admin

Të mos kesh asnjë të drejtë në vend, qindra qytetarë pa shtetësi, Spasovski: Punohet për ndryshime ligjore

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...