Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Gratë pëballë burrave në politikë, Spiropali: Nuk ma bën syri tërr!

Ka startuar mbrëmjen e sotme, në ketë fillim viti (2 janar 2021) formati më i ri televiziv në ekranin gjeneralist të RTV Ora, EXPULS, një program nga Ronaldo Sharka.

E ftuara e parë dhe speciale e kësaj puntate e mbushur me surpriza dhe emocione, ishte ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ndër të tjera ka folur, e pyetur nga moderatori, edhe për gjuhën e papërshtatshme në debate politike nga opinionistë, analistë dhe politikanë kundrejt gjinisë femërore, por mesa duket Spiropali është krejt inferiore ndaj tyre, megjithëse e “dënon” si akt.

“Mua vetë nuk ma bën syri tërr, as në studio e as në kuvend, jam përballur, do përballem sepse unë mbroj bindjet e mia, por në terësi ka një kulturë dominuese patriarkale dhe seksiste, përgjithësisht burrat e vegjël, ata që s’kanë argumente politike, mundohen t’i sulmojnë gratë si gra, duke tentuar që të cënojnë personalitetin, dinjitetin e tyre, por kjo nuk ndodh vetëm në politikë. Po të shikosh në terësi në nivelin e mediave, komenteve të portaleve, jo vetëm për gratë e politikës dhe pushtetit apo biznesit, por edhe për gazetare e gra të thjeshta që mund të kenë pasur ngjarje të rënda në jetë, ai këndi patriarkal seksist që shihet ngjarja, është shumë i rëndë për kulturën dominante. Unë mendoj që duhet të ketë edukim që në vegjëli, nëpër shkolla. Kemi ende shumë punë për të bërë si shoqëri”– u shpreh Spiropali.

Postime të ngjashme

“Njoftoi trafikantët për hetimin”/ Mbërrin letërporosia nga autoritetet gjermane për ish-zv/drejtorin e OFL, Artan Shkëmbi

S.B.

Rama zbulon detajet e marrëveshjes për Aeroportin e Rinasit

S.B.

Shpallet fituesi për aeroportin e Vlorës, Balluku: Moment historik, vlera e investimit rreth 104 milion euro

S.B.

Manastirliu në maternitetin e ri të Lezhës: Po ndërtojmë 4 maternitete, mbi 72 mijë familje janë mbështetur me bonusin e bebes

S.B.

Zgjedhjet e 25-prillit/ Meta kërkesë Kuvendit, Ramës dhe Çuçit për zgjatjen e vlefshmërisë së kartave të identitetit

S.B.

“S’jemi të pasur por do rindërtojmë çdo shtëpi falas”/ Ahmetaj: Në pranverën 2022 nuk do ketë asnjë shenjë nga tërmeti!

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...