Agjencia Zhurnal.mk

Gratë rome në hall, Shuto Orizarja përsëri ngelet pa gjinekologe

Shkup, 24 janar – Zhurnal.mk – Shuto Orizarja përsëri ngeli pa gjinekolog. Mjekja gjinekologe Vjollca Mbiara, e cila para 3 viteve e mori nën koncesion ambullantën në Poliklinikën e kësaj lagje, para dy ditëve ka mbledhur plaçkat dhe ordinancën e saj e ka transferuar në lagjen Çento, njofton Zhurnal.

Nga Iniciativa e grave nga Shuto Orizarja, thonë se ordinanca është e mbyllur, ndërsa në derë kanë gjetur njoftimin se ordinanca është transferuar në komunë tjetër.

“E pyesim ministrin e shëndetësisë, Venko Filipçen, a ka paraparë zgjidhje për këtë problem? A është nënshkruar marrëveshje me ndonjë gjinekolog tjetër i cili do të punojë në komunën tonë? Nëse nuk ka, paralajmërojmë për pasoja të padëshiruara mbi shëndetin reproduktiv të grave rome. Gjithashtu rikujtojmë se vdekshmëria e lehonave tek popullata rome është shumë më e lartë krahasim me popullatën jo rome”, thonë nga Iniciativa e grave rome.

Me këtë, rreth 12 mijë gra nga komuna e Shuto Orizares kanë ngelur pa gjinekolog amë.

“Ata që kanë mundësi finansiare do të udhëtojnë deri në Çento, por duke patur parasysh që bëhet fjalë për familje të rrezikuara, ato nuk do të mund t’ia lejojnë vetes këtë”, shprehet Salija Bekir Halim nga kjo Iniciativë.

Përndryshe në Shuto Orizare gjinekolog nuk kishte për përplot 10 vite, që nga viti 2007.

Në vitin 2017, me propozim të ministrit të atëhershëm të shëndetësisë, Arben Taravari, kësaj çështjeje iu gjet zgjidhje, por ja që përsëri gratë rome do të duhet të udhëtojnë jashtë komunës së tyre për shërbime gjinekologjike.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...