Shkup, 12 korrik – Vendi ynë nga dita e sotme e deri në mes të javës së ardhshme është në fazën e portokalltë me temperatura mbi 40 gradë. Në fuqi janë rekomandimet e Qeverisë nga puna të lirohen gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç. Nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore apelojnë që qytetarët të mos dalin kur është më nxehtë.
“Gjatë ditëve në vijim moti do të jetë i nxehtë. Gjatë ditës së nesërme në pjesën perëndimore do të ketë të reshura të shiut, që mund të vazhdohen edhe të dielën me bubullima dhe shi me intensitet më të lartë. Temperaturat gjatë fundjavës nuk do të ndryshojnë shumë, do të jenë deri në 42 gradë.”, – deklaroi sinoptikani, Boris Sekirarski.
“Moti i nxehtë e bën të veten, ka shpesh marramendje, humbje të vetëdijes. Të gjithë pacientët, posaçërisht të sëmurët kronikë u bëjmë apele që në periudhën nga ora 10:00 deri në ora 17:00 rreptësisht e kanë të ndaluar të dalin në ambiente të hapura. Në periudhën e verës punojmë me ekipe të reduktuara, vetëm 5 ekipe i kemi për në Shkup dhe rrethinë të kërkojnë ndihmë vetëm kur është në rrezik jeta e pacientit.”, – theksoi Gjorgji Karamanovski nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore.
Edhe pse janë temperaturat shumë të larta mbi 40 gradë, qytetarët prapë dalin që t’i kryejnë obligimet e tyre, por mjekët rekomandojnë që të kenë kujdes më të madh në këto temperatura të larta të sëmurët kronikë të marrin terapinë në kohë, të pinë sa më shumë lëngje, si dhe të kenë më shumë kujdes.
“Po kam kujdes, tash kam dalë letërnjoftimin ta marr.”, – tha një qytetar.
“Çdokujt i pengon i nxehti.”, – tha një qytetar tjetër.
Punëdhënësve u rekomandohet që t’i riorganizojnë aktivitetet e punës që të shmanget kryerja e aktiviteteve ndërtimore dhe aktivitete të tjera fizike në vende të hapura në periudhë prej orës 11:00 deri në orën 17:00, ndërsa në kopshtet e fëmijëve të mos organizojnë aktivitete në vende të hapura në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 17:00.