Agjencia Zhurnal.mk

Greku rreh 12-vjeçarin shqiptar, familja e të miturit e cilëson rastin si një sulm racist

Një 12-vjeçar me origjinë shqiptare është rrāhur mbrëmjen e së hënës në Peristeri të Greqisë nga babai i shokut të klasës. Mediat vendase kanë njoftuar burri e ka sulmuar djaloshin, kjo pasi ky i fundit kishte pasur një zënkë me djalin e tij, duke qenë se ai e kishte ofenduar me fjalë të rënda dhe poshtëruese.

Në një video të publikuar nga mediat vendase shihet se si burri e ka përplāsur përtokë djaloshin ku e ka gōditur dhe më pas e ka sharë.

12-vjeçari është dërguar menjëherë në spital ndërsa familja e tij e ka denoncuar rastin si një sulm rācist duke thënë se djali i tyre shpesh bullizohet nga shokët e klasës. Ata janë shprehur se do të përpiqen që ta dërgojnë djalin e tyre në një shkollë tjetër, pasi rasti i fundit i ka shqetësuar.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...