Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Grenell i përgjigjet Kurtit: Je gjithmonë kundër SHBA-së

I dërguari Special i SHBA-ve, Richard Grenell i është përgjigjur ashpër kreut të VV-së, Albin Kurti i cili tha se nëse rikthehet në pushtet, nuk do ta respektojë marrëveshjen e 4 shtatorit mes Kosovës e Serbisë.

Grenell ka deklaruar se Kurti është gjithnjë kundër SHBA-ve. Madje ia ka përmendur kreut të VV faktin se ka qenë kundër ideve të ish-presidentëve amerikanë, George Bush dhe Barack Obama.

Një gjë është e sigurtë, ju gjithmonë mund të llogarisni Kurtin që të jetë kundër SHBA-ve. Ai ishte kundër ideve të Obamas, ishte kundër ideve të Bushit. Simbolika nuk paguan qiratë, atë e bëjnë vendet e punës”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Më herët, në një postim në rrjetet sociale Albin Kurti deklaroi se nëse kthehet në qeverisje nuk do të respektojë marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, të firmosur në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit Donald Trump.

Postime të ngjashme

Ministri gjerman tregon arsyen e vizitës në Prishtinë e Beograd

S.B.

Shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Maas arrin në Kosovë

S.B.

Murati sqaron vendimin për shtesat e pensioneve bazike

S.B.

AAK e quan skandaloze ndaljen e shtesave për pensionistët, kërkon nga Qeveria ta anulojë këtë vendim

S.B.

Osmani falënderon shefin e BE-së, Szunyog për vaksinat që janë siguruar nga BE-ja

S.B.

Tërmkolli reagon pasi Abdixhiku e takon Jusuf Buxhovin

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...