Agjencia Zhurnal.mk

Grenell: Letra e Synimit për hekurudhat – e mundur javën e ardhshme

Prishtinë, 28 janar – Zhurnal.mk – Emisari i Amerikës për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka thënë për Tanjug se Letra e Synimit për krijimin e linjës hekurudhore në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të pritet qysh herët në javën tjetër, ose menjëherë pas saj.

Zyrtari amerikan tha se është arritur përparim në përcaktimin e detajeve mbi krijimin e linjës hekurudhore Prishtinë -Beograd.

“Është arritur përparim i mirë këtë mëngjes në Letrën e Synimeve për Bashkëpunimin Hekurudhor”, tha Grenell të hënën në një deklaratë për AP-në, duke shtuar se bisedimet po shkonin aq mirë, sa u diskutuan edhe çështje të tjera, por nuk specifikoi – se cilat, transmeton Klan Kosova.

Në takimin e djeshëm për rihapjen e trafikut hekurudhor Kosovë-Serbi, delegacioni nga Kosova ishte i përbërë nga Xhemë Veseli, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupeva, drejtor i Infrastrukturës Rrugor, kurse Serbia sipas raportimeve të mediave serbe u përfaqësua nga drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Në ndërkohë, ministri në detyrë i Infrastrukturës, Pal Lekaj që vendosi përbërjen e delegacionit kosovar tha se ky delegacion hasi në atmosferë të mirë në Berlin.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...