Agjencia Zhurnal.mk

Grenell nuk është më ambasador në Gjermani

Ambasadori Richard Grenell, i dha fund misionit të tij si shef i misionit diplomatik amerikan në Berlin ndërsa dha dorëheqje edhe nga shërbimi në Departamentin e Shtetit, por do të vazhdojë të mbetet në postin e të dërguarit të posaçëm për bisedimet Kosovë – Serbi.

Ai e bëri publike dorëheqjen e tij në një postim në rrjetet sociale disa ditë pasi kishte paralajmëruar largimin nga posti i ambasadorit në Gjermani pas dy vjet shërbimi.

Robin Quinville, zëvendës shefe e misionit në ambasadë, pritet të zëvendësojë përkohësisht zotin Grenell, derisa Shtëpia e Bardhë nuk emëron ambasadorin e ri.

Për disa muaj zoti Grenell një aleat i ngushtë i presidentit Donald Trump, shërbeu si drejtor i përkohshëm i Zbulimit Kombëtar. Muajin e kaluar Senati amerikan konfirmoi në postin e drejtorit të përhershëm, ligjvënësin John Ratcliffe, po ashtu një aleat politik i presidentit Trump.

Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brian, duke e falënderuar ambasadorin Grenell për shërbimin e tij, u shpreh mirënjohës për vullnetin e zotit Grenell “për t’i shërbyer kombit në kapacitete të pjesshme si Përfaqësues i Posaçëm i presidentit për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke e ushtruar detyrën e tij nga Shtëpia e Bardhë”, tha zoti O’Brian.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!