Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Greqi, rekord infektimesh/ Kosturi dhe Kozani, dy qytetet që janë futur në izolim

Zhurnal Ads

Greqia regjistroi 865 infektime të reja nga koronavirusi, niveli më i lartë ky i rasteve ditore në shtetin fqinj që prej fillimit të pandemisë.

Brenda 24 orësh, shifrat e të prekurve nga Covid-19, u rritën me gati 200. Athina njoftoi po kështu edhe 6 vdekje të reja ndërsa të paktën 86 vetë janë të shtruar në terapi intensive.

Nisur nga situata e krijuar, qeveria greke vendosi karantinën lokale për rajonin e Kastorias, në veri të vendit, qyteti i dytë që përfundon në izolim pas Kozanit, të ndodhur gjithashtu në atë pjesë të vendit. Greqia u lavdërua për masat e marra gjatë valës së parë të pandemisë, falë të cilës arriti ta frenonte disi përhapjen e virusit.

Por shifrat e fundit po shihen si shenja të qarta se epidemia po merr hov sërish. Sipas profesorit të Universitetit të Athinës, Gkikas Magiorkinis, 60- 70% të infeksioneve të reja e përbëjnë individë të grupmoshës nga 18 deri në 39 vjeç. Epidemiologu i bëri thirrje të rinjve të mbajnë maska e të respektojnë masat e distancimit social, pasi po bëhen përhapës të virusit. Greqia deri tani ka shënuar gjithsej 27,334 raste të koronavirusit dhe 534 vdekje.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Kaczynski u kërkon polakëve të mbrojnë patriotizmin, pas protestave për abortin

admin

Qeveria zvicerane i drejtohet popullit me një apel dramatik

T E

​Biden merr dozën e dytë të vaksinës Pfizer

S.B.

Kolumbi , vriten 4 pjesëtarë të komunitetit autokton

S.B.

Presidenti polak, Duda infektohet me Kovid-19

admin

Ushtarët libianë përfundojnë stërvitjen e ushtrisë turke

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...