Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Greqia dëshiron progres në procesin integrues të Maqedonisë së Veriut

Athinë, 18 mars – Zhurnal.mk – Greqia dëshiron të ketë progres në procesin integrues të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në këtë kuadër të konvokohet konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë nëse plotësohen kriteret e vendosura, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, Aleksandros Papajoanu në konferencën e sotme për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjes së korrespodentes së MIA-s nga Athina.

Papajoanu i përsëriti qëndrimet e shprehura nga ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, si gjatë takimit me homologun e tij kroat javën e kaluar dhe me ministrin e Jashtëm portugez dy muaj më parë në lidhje me perspektivën evropiane të rajonit.

“Për këtë çështje kishte bisedë rrënjësore midis ministrit të Punëve të Jashtme dhe homologut të tij kroat për këtë çështje dhe ata theksuan se procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian nuk duhet të vonohet. Kjo nuk është një çështje që duhet të neglizhohet dhe unë do të doja t’ju kujtoj se kjo ishte një çështje që Dendias ngriti në një takim me homologun e tij portugez në janar, kur ai ishte në Lisbonë dhe kur biseduan për përparësitë e presidencës portugeze, Dendias tha se ajo që duhet bërë në këto gjashtë muaj është procesi të ecë përpara. Të mos duket se është i bllokuar dhe nuk vazhdon. Duhet të ketë dinamikë”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke.

Ballkani Perëndimor do të jetë midis temave aktuale në Këshillin e ardhshëm të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian në Bruksel të hënën, por jo si temë e veçantë diskutimi.

Shefi i diplomacisë greke Dendias zhvilloi pardje bisedë telefonike me eurokomisiarin për zgjerim, Oliver Varhei, gjatë së cilës, sipas Papajoanu, diskutuan për pasojat e pandemisë në çështjet që lidhen me zgjerimin e BE-së dhe fqinjësinë evropiane.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Takimi i dytë i Osmanit dhe Stoevit në Antalia

Dafina Vidishiqi

PDSH me Sadi Bexhetin synon fitoren në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Komuna e Jegunovcës pa menaxhim me mbeturinat, në hyrje të fshatrave ju “mirëpresin” deponitë e egra

Dafina Vidishiqi

ESHS-Maqedoni: Vitin e kaluar kanë vdekur 25.775 persona, 10.9 përqind prej tyre nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Prizreni dhe Tetova do të lidhen me tunel!

Dafina Vidishiqi

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e Maqedonisë e Veriut (VIDEO)

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...