Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Greqia dhe Izraeli me marrëveshje miliardëshe në fushën e mbrojtjes

Izraeli dhe Greqia kanë nënshkruar një marrëveshje në fushën e mbrojtjes me vlerë 1,65 miliard dollarë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Si pjesë e marrëveshjes, kontraktori izraelit i mbrojtjes Elbit Systems do të hapë një qendër ndërkombëtare trajnimi në Greqi ku do të trajnohen Forcat Ajrore Greke për një periudhë prej 22 vjetësh.

Data e saktë e fillimit të projektit nuk u përmend.

Gazeta izraelite “Yedioth Ahronoth” tha se marrëveshja përfshin pajisjen e Greqisë me avionin e ri stërvitor M-346, ndërsa Elbit Systems do të marrë detyrën e mirëmbajtjes së të gjithë avionëve stërvitës gjatë gjithë periudhës së kontratës.

Më 5 janar, ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gantz njoftoi se kishte rënë dakord me homologun e tij grek Nikos Panajotopulos për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi sigurie për të ndërtuar, operuar dhe pajisur një qendër trajnimi për Forcat Ajrore Greke për një periudhë 20-vjeçare.

Aso kohe, televizioni privat izraelit “Channel 12” kishte raportuar se Ministria izraelite e Mbrojtjes kishte mundur ofertuesit e tjerë në marrjen e projektit për hapjen e qendrës së trajnimit në Greqi.

Raportimi gjithashtu theksonte se qendra do të drejtohej nga Elbit Systems i cili gjithashtu do të sigurojë trajnim, mbështetjen e nevojshme logjistike dhe do të sigurojë për Forcat Ajrore Greke dhjet:e avionë M-346 të prodhuar nga kompania italiane Leonardo, e cila gjithashtu përdoret nga Akademia izraelite e Forcave Ajrore.

Postime të ngjashme

Izraeli sulmon tunelet e Gazës, sulmet me raketa palestineze vazhdojnë

S.B.

Këshilli i Sigurimit do të mblidhet të dielën për të diskutuar për Gazën

S.B.

Europa rihap turizmin

S.B.

Gati lufta civile mes arabëve dhe izraelitëve

S.B.

Shpërthim në xhami gjatë lutjeve të së premtes, 12 të vrarë në Afganistan

S.B.

Indonezia goditet sërish nga një tërmet i fuqishëm

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...