Agjencia Zhurnal.mk

Greqia e “gjunjëzuar”, cikloni fundosi barkat, dëmtoi shtëpitë e nuk kurseu varrezat

Mediat greke kanë publikuar foto që tregojnë përmasat e ciklonit të fundit, që duket gati “apokaliptik”.

Cikloni goditi më së tepërmi tre ishujt Kefalonia , Ithaca dhe Zakynthos, ky i fundit një destinacion i përvitshëm turistik.

Në këto foto shihet se si shirat e rrëmbyeshëm, stuhitë dhe erërat e forta nuk kursyen asgjë, duke fundosur disa barka, duke dëmtuar shtëpi, rrëzuar pemë, dëmtuar varreza, e bllokuar rrugë.

Raportohet se shkollat do të jenë të mbyllura të hënën dhe të martën në Kefalonia dhe Ithaca. Dy persona humbën jetën si pasojë e stuhive dhe përmbytjeve, si dhe ciklonit Mesdhetar.

Shërbimi meterologjik në Greqi parashikon që nga sot cikloni Ianos të zhvendoset drejt Jugut dhe Jug-Lindjes së vendit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...