Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Greqia edhe më tej nuk hapë kufijtë për Maqedoninë e Veriut

Shkup, 19 prill – Zhurnal.mk – Për shtetasit e Maqedonisë, kufijtë e Greqisë mbesin të mbyllur edhe një javë, duke marrë parasysh atë që Qeveria greke e vazhdoi deri më 26 prill të vitit 2021 vendimin ministror për kufijtë tokësor dhe ndalesën për hyrje të shtetasve për vendet e treta.

Në vendimin e ri ministror, ndryshime ka për shtetasit e disa vendeve, siç janë anëtaret e BE-së, Izraeli, Serbia, Britania e Madhe, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe SHBA-ja, për të cilat nuk vlen kalimi kufitar, gjegjësisht përveç nga Promahonas (Kulla), turistët dhe përmes Nimfeas (Makaza), nga Bullgaria do të mund të hyjnë në Greqi, por nën rregulla specifike, siç është PCR testi negativ ose certifikata për vaksinim.

Neni i parë i vendimit ministror ka të bëjë me kufijtë tokësor të Greqisë, gjegjësisht në kufizim të përkohshëm të të gjitha lidhjeve tokësore (rrugore dhe hekurudhore) lidhje nga dhe ndaj vendit “për arsye parandaluese të mbrojtjes së shëndetit publik nga përhapja plotësuese e koronavirusit Kovid-19, si dhe ndalesa për hyrje të personave përmes lidhjeve të përmendura, përveç nëse plotësojnë parakushte konkrete”.

Për vendkalimin kufitar Evzoni (Bogorodicë) me Maqedoninë e Veriut si dhe Kakavias ndaj Shqipërisë nuk ekzistojnë ndryshime, gjegjësisht do të punojnë prej orës 7 deri në 19 siaps kohës lokale, lejohet hyrja vetëm për disa kategori të caktuara, me vërtetim për PCR testin negativ të bërë paraprak dhe me rezultat negativ nga testi i shpejtë në vetë vendkalimin kufitar nga autoritetet greke, në ditë është lejuar në Greqi të hyjnë më së shumti 400 persona, ndërsa sërish është obliguar karantinë prej 14 ditëve”.

Për transportuesit, Evzoni është hapur nga ora 7 deri në 23 sipas kohës lokale, ndërsa edhe për shoferët e kamionëve, rezultat negativ nga rapid testi të bërë në vendkalimin kufitar është parakusht për hyrje në Greqi.

Ndalesa për hyrje në vend nuk vlen për shtetasit grek, për personat të cilët kanë leje qëndrimi dhe personat të cilët jetojnë në Greqi, për hyrje të personave me arsye absolutisht të domosdoshme profesionale ose mjekësore për të cilat kanë edhe dokumente të nevojshme, për kamionët transportues, si dhe për tranzit të automjeteve spitalore të cilat nga Kosova përmes Maqedonisë së Veriut hyjnë në Greqi për hospitalizim të pacientëve të cilët i përkasin personelit diplomatik, ushtarak ose administrativ të vendeve anëtare të BE-së dhe EULEX-it të Kosovës.

Përjashtim sikur edhe deri tani janë shtetasit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Zona e Shengenit dhe shtetasit e Australisë, Zelandës së Re, Koresë Jugore, Tajlandë, Britania e Madhe, Emiratet e Bashkuara Arabe, Rusia, Ruanda, Singapori dhe Izraeli, ndërsa prej sot në këtë listë është edhe Serbia.

Kufijtë e Greqisë tashmë 13 muaj janë të mbyllur për shtetasit e vendeve të treta, mes të cilave edhe për shtetasit e Maqedonisë. Vendimi ishte sjellur vitin e kaluar, gjatë karantinës së parë në mars, ndërsa prej atëherë vazhdimisht vazhdohet.

Për një muaj, gjegjësisht më 14 maj, sipas paralajmërimeve të Qeverisë greke, Greqia do ta hapë turizmin për të gjithë, ndërsa për udhëtime do të nevojitet certifikatë për vaksinim ose test negativ dhe konfirmim për kalim të Kovid-19.

Postime të ngjashme

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

Zoran Zaev: Kufiri me Greqinë hapet nesër

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...