Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Greqia fillon ndërtimin e gardhit kufitar prej 27 km

Greqia filloi ndërtimin e një gardhi të ri përtej kufirit të saj verilindor me Turqinë, një projekt që synon të shmangë një përsëritje të tensioneve të marsit të kaluar kur mijëra migrantë u përpoqën të kapërcenin gardhin dhe të hynin në tokën e BE.

Puna e ndërtimit filloi nga zona e Feres.

Projekti ka një buxhet të përgjithshëm prej 62.9 milionë eurosh dhe është ndërmarrë nga një konsorcium i bashkuar nga katër kompani ndërtimi.

Ai do të ketë një gjatësi totale prej 27 kilometrash dhe tetë kulla vëzhgime të ngritura që do të ndërtohen për t’u përdorur nga ushtria greke.

Për më tepër, gardhi ekzistues, i cili u dëmtua në 2015, do të përforcohet me kangjella çeliku me madhësi 4.3 metra në lartësi, në vend të 3.5 metrave aktual, transmeton syri.net.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të vizitojë Evros gjatë fundjavës për të vëzhguar punën.

Postime të ngjashme

Sulmi terrorist në Suedi, ja çfarë deklaroi policia: Agresori një 20 vjeçar nga Afganistani

S.B.

Pavarësisht vrasjeve, në Mianmar vazhdojnë protestat

S.B.

Sa % e zviceranëve kanë antitrupa

S.B.

SHBA shpreh shqetësim për gjobat ruse kundër REL-it

S.B.

BE paralajmëron për një krizë shoqërore pas pandemisë

S.B.

OKB: Mësimi në distancë `emergjencë katastrofike arsimore`

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...