Agjencia Zhurnal.mk

Greqia hap kufijtë për turistët, protokolle hyrëse me bar kod të veçantë

Athinë, 28 qershor – Qytetarët nga Maqedonia e Veriut, megjithatë ende nuk do të mud të udhëtojnë në shtetin fqinj që është vend anëtar i Bashkimit Evropian, pasi RMV ende ëstë në listën e vendeve të listës së kuqe të pandemisë, qytetarëve të së cilës nuk u lejohet hyrja në union edhe pas  hapjes zyrtare të kufijve të paralajmëruar për 1 korrik. Për turistët nga Shqipëria do të diskutohet gjatë të hënës.

Të tjerët, gjatë hyrjes në kufi do të duhet të plotësojnë një formular i  veçantë, me të dhënat personale, adresën dhe kohëzgjatjen e qëndrimit, të paktën 48 orë para mbërritjes. Kjo vlen për të gjithë turistët, pavarësisht nëse vijnë me aeroplan, anije ose me veturë.   Sipas protokolleve për mbërritje në Greqi, të gjithë pasagjerët , pas plotësimit të  formularit për vendqëndrimin e planifikuar, do të marrin një barkod të vetëm, sipas të cilit, do të kryhet përzgjedhja e pasagjerëve, te cilet do të testohen për Covid-19.

Vizitorët në Greqi do të duhet të tregojnë formularin, në versionin elektronik ose të shtypur, pas mbërritjes në vendkalimin kufitar, në aeroport ose në porte. Në varësi të barkodit personal, pasagjerët ose do të dërgohen në zonën e testimit ose do të lejohen të vazhdojnë udhëtimin për në destinacionin e pushimit, por do të marrin informacion dhe udhëzime nga zyrtarët kufitar se çfarë  duhet të bëjnë, në rast, të paraqitjes së simptomave.

Nëse turisti planifikon të vizitojë disa vende në Greqi, ai do të duhet të informojë me hollësi  autoritetet greke. 

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...