Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Greqia i mban shpresat tek turizmi

Sektori i turizmit të Greqisë pritet të rimëkëmbet verën e ardhshme pas një rënieje dramatike të të ardhurave për shkak të pandemisë së koronavirusit .

Turizmi është drejtuesi kryesor i ekonomisë së Greqisë, duke zënë rreth 20% të prodhimit të tij dhe duke punësuar mijëra punëtorë.

Tarifat e këtij sektorit janë thelbësore për vendin i cili doli nga ndihma e tretë ndërkombëtare në vitin 2018 pas një krize prej 5 vitesh.

Yannis Retsos, kreu i konfederatës turistike të vendit (SETE), është shprehur se të ardhurat nga turizmi gjatë vitit 2020 kishin arritur në 4 miliardë Euro, nga 18 miliardë në 2019, për shkak të kufizimeve të udhëtimeve për të  frenuar përhapjen e koronavirusit.

Greqia pret që ekonomia e saj të rritet gjatë këtij viti në mënyrë që edhe shtetet e tjera të lejojnë lëvizjen. Sipas ekspertëve, kjo rritje pritet të vijë nga Maji me shumë gjasa atëherë kur fillon edhe sezoni turistik në vend.

Bazuar në të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Greqisë, ardhjet e turizmit ranë 76% në periudhën Janar-Tetor. Greqia aktualisht ka raportuar 138 mijë infeksione dhe 4,838  vdekje. 

Vendi ka qenë në një bllokim mbarëkombëtar që nga fillimi i Nëntorit dhe lejoi që vetëm parukeritë dhe libraritë të hapen sërish për sezonin e Krishtlindjeve.

Postime të ngjashme

Kush është mjeku shqiptar që tentoi ta shpëtojë Kryetarin e Zagrebit që vdiq pardje

T E

Dilema false e rrezikut pas vaksinimit

T E

Masa më të ashpra kundër Coronavirusit në Malin e Zi

T E

Macron: Të nevojshme edhe disa javë para lehtësimit të masave antiCOVID-19

T E

Sllovakia pranon dozat e para të vaksinës ruse

T E

Orban kërcënon të nxjerrë partinë e tij nga grupi i Partisë Popullore Evropiane

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...