Agjencia Zhurnal.mk.

Greqia hap zyrtarisht kufijtë me Shqipërinë

Qeveria greke ka zyrtarizuar hapjen e kufijve me Shqipërinë.

Sipas vendimit të dërguar mëngjesin e së premtes në pikat kufitare, pika kufitare e Kakavijës punon 24 orë dhe hiqet limiti prej 1500 personash.

Pika kufitare e Kapshticës u hap një ditë më parë dhe do të funksionojë 24 orë, ku hiqet limiti prej 400 personash.

Pika kufitare e Qaf Botës funksionon në fashën orare 07:00-16.00 me 250 persona.

Edhe Porti i Sarandës funksionon normalisht pa limit pasagjerësh.

Për të kaluar në kufirin grek mbetet vendimi për rapid test ose PCR, jo më herët se 72 orë përpara udhëtimit ,si dhe detyrimi i plotësimit të formës PLF jo më vonë se 24 orë para udhëtimit.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë: Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë: Autoritetet e Policisë Greke, kanë njoftuar palën shqiptare se do të lejohet hyrja për në Greqi, për shtetasit shqiptarë me pasaportë, shtetasit me leje qendrimi greke, shtetasit e tjerë europianë, të cilët duhet të jenë të pajisur me testin e COVID-19 dhe të kenë të plotësuar formularin e regjistrimit PLF në adresën ëëë.travel.gov.gr. Pasi të kenë marrë konfirmimin, do të lejohen për të hyrë në shtetin grek. Do të lejohen gjithashtu të hyjnë në Greqi, mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusa, drejtuesit e të cilëve duhet të bëjnë regjistrimin e formularit PLF dhe duhet t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19,pranë palës greke të kësaj pike kalimi. Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të funksionojë 24 orë, pa orar të limituar. Duke ju falënderuar për mirëkuptimin.

Ndonëse fillimisht qeveria greke kishte vendos masat kufizuese deri në datën 3 korrik, duket se anulimet masive të tour operator britanikë në zonat turistike të Pargës,Korfuzit dhe veriut të Greqisë, kanë detyruar një hapje më të shpejtë të pikave kufitare me vendet e Ballkanit.

Burime nga ministria greke e turizmit thanë për Top Channel se turistët nga vendet e Ballkanit, Serbia, Rumania dhe Shqipëria do të jenë e vetmja shpresë për rimëkëmbjen e turizmit në disa zona të Greqisë, sidomos në Parga, ku anulimet e rezervimeve britanike rrezikonin të fusnin në kolaps industrinë e turizmit në këtë zonë dhe shqiptarët janë pikërisht ata që këtë vit duket se do ta “shpëtojnë”./Topchanel

Related posts

Sveçla dhe Balla zotohen se do të bashkëpunojnë për siguri dhe stabilitet në të dyja vendet

D V

‘Të shpallen të pavlefshme votimet e 7 marsit!’/ Sekretariati i Etikës vendos sot për kërkesën e opozitës

Xh M

Breshëri plumbash ndaj avokatit në Memaliaj, shkak konflikti për pronën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy