Greqia mban ende ligjin e luftës, Kuvendi miraton projektdeklaratën e Idrizit

nga D V

Me 96 vota pro miratohet projektdeklarata e Shpëtim Idrizit që i kërkon Greqisë heqjen e ligjit të luftës me vendin tonë.

Idrizi, shpjegoi në Kuvend se pse duhet bërë një deklaratë për heqjen e ligjit të luftës që Greqia mban me Shqipërinë që nga viti 1940.

“Me Italinë çështja u zgjidh në vitin 1947 me Traktatin e Paqes në Paris, ndërsa me Gjermaninë u hoq gjendja e luftës në mënyrë të njëanshme. Po me Shqipërinë? Është i njëjti ligj ku përcaktohen si shtete armike Italia, kolonitë e saj, tokat perandorake dhe Shqipëria. Vetëm pjesa e Shqipërisë ka mbetur pezull. Ligji në fjalë padyshim që është absurd. Ligji i luftës dhe sekuestro mbi pronat e shqiptarëve vazhdon të mbetet në fuqi që nga viti 1940. Kufizimet e të drejtave themelore të individëve janë të qarta. Jemi të vonuar me këtë deklaratë parlamentare sepse jemi këtu pas 84 vitesh. Deklarata është instrument i qëndrimeve politike nga ana e Parlamentit, duke u shprehur për një çështje me interes kombëtar”, tha Idrizi.

“Mbajtja e këtij ligji është fyerje për dinjitetin dhe sovranitetin tonë. I takon këtij Parlamenti që të tregojë se Shqipëria është vend paqedashës dhe i pavarur. Kjo deklaratë kërkon zyrtarisht nga Parlamenti i Greqisë heqjen e ligjit të luftës dhe pasojave juridike e pronësore. Ky ligj absurd ngjan me ato minat e fshehura dhe të ndryshkura të Luftës së Dytë Botërore, që nga pakujdesia mund të shpërthejnë çdo moment. Prandaj duhet çaktivizuar”, shtoi Idrizi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More