Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Greqia mbetet e mbyllur për shtetasit e vendeve të treta deri më 19 prill

Shkup, 4 prill, Zhurnal.mk – Vendimet për kufizimin e përkohshëm të kufijve tokësorë dhe ndalesa për hyrje në Greqi të shtetasve të vendeve të treta, Qeveria greke i ka vazhduar për edhe dy javë, respektivisht deri më 19 prill 2021, ndërsa për transportuesit është vazhduar koha e punës në vendkalimin kufitar Evzoni (Bogorodicë) drejt Maqedonisë së Veriut, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Kalimi konkret, do të hapet prej ora 7 deri ora 23 sipas kohës lokale, në vend të 19 siç ishte paraprakisht, edhe pse transportuesit nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, nga autoritetet kompetente kërkuan, që për ta të hapet 24 orë, duke marrë parasysh se ka frenkuencë të madhe të kamionëve.

I pandryshuar është vendimi për zbatimin e testeve të shpejta në Evzoni (Bogorodicë), si për shoferët e kamionëve, ashtu edhe për ata për të cilët ekziston përjashtim për ndalesë për udhëtim te fqiu jugor, ndërsa rezultati negativ është parakusht për hyrje në Greqi.

Vendimi i ri ministror për “vendosjen e masave për kufizim të përkohshëm të lidhjeve tokësore, ajrore dhe detare të vendit, për ndalesë për hyrje në vend të shtetasve të vendeve të treta, përveç me shtetet të Bashkimit Evropian dhe Zonës Shengen” që të pengohet përhapja e koronavirusit, mbrëmë është publikuar në Gazetën zyrtare të Greqisë, ndërsa hyn në fuqi nesër në ora 6 në mëngjes.

Anëtari i parë i vendimit ministror ka të bëjë me kufijtë ministrorë të Greqisë, respektivisht me kufizimin e përkohshëm të të gjitha lidhjeve tokësore (rrugore dhe hekurudhore) nga dhe drejt vendit “për shkaqe parandaluese për mbrojtje të shëndetit publik nga përhapja shtesë e Kovid-19, si dhe ndalesë për hyrje të personave përmes lidhjeve të përmendura, përveç nëse i plotësojnë parakushtet konkrete”.

Vendkalimet kufitare Evzoni (Bogorodica) me Maqedoninë e Veriut dhe Kakavia me Shqipërinë punojnë prej ora 7 deri ora 19, sipas kohës lokale, lejohet hyrje vetëm kategori të caktuara, me vërtetim për PCR test negativ, të kryer paraprakisht dhe me rezultat negative nga testi i shpejtë në vet vendkalimin kufitar, të bërë nga autoritetet greke, në ditë lejohet në Greqi të hyjnë më së shumti 400 persona, ndërsa e obliguar është karantinë shtëpiak prej 14 ditëve, njofton MIA.

Ndalesa për hyrje në vend nuk vlen për shtetasit grekë, për personat të cilët kanë leje për qëndrim dhe personat që jetojnë në Greqi, hyrje të personave me shkaqe absolutisht të domosdoshme profesionale ose mjekësore, për të cilat i kanë edhe dokumentet e nevojshme, për kampionët transportues, si dhe për transit të automjeteve spitalorë, të cilat nga Kosova përmes Maqedonisë së Veriut hyjnë në Greqi për hospitalizimin e pacientëve, të cilët i takojnë personelit diplomatik, ushtarak ose adminsitrativ të vendeve anëtare të BE-së dhe EULEKS-it në Kosovë.

Për shtetasit e huaj, për të cilët nuk ekziston ndalesë, lejohet hyrje vetëm për Bullgarinë, respektivisht vendkalimit kufitar Promahonas (Kullata), i cili punon prej ora 7 deri 23 sipas kohës lokale dhe vetëm me test negativ molekaluar për Kovid-19, të bërë 72 orë para arritjes, por edhe nëse marrin rezultat negative nga rapid testi i bërë në hyrje të Greqisë.

Në vendimin e njëjtë, në një nen të posaçëm është edhe ndalesa e përkohshme për hyrje në Greqi të “të gjithë shtetasve të vendeve të treta, nga cilado pike hyrëse, në cilëndo mënyrë dhe me çfardomjeti mjeti, duke i përfshirë edhe lidhjet ajrore, detare, hekurudhore dhe rrugore për shkaqe parandaluese për mbrojtje të shëndetit publik nga përhapja shtesë e Kovid-19 në territorin grek”.

Përjashtim, janë shtetasit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Zonës Shengen dhe shtetasit e Australisë, Zelandës së Re, Koresë së Jugut, Tajlandës, Britanisë së Madhe, Emirateve të Bashkuara Arabe, Rusisë, Ruandës, Singaporit dhe Izraelit.

Po ashtu, përjashtim janë edhe kategori të caktuar të qytetarëve, siç është personeli mjekësor dhe punëtorët shëndetësor, ata të cilët kanë leje për qëndrim në vend anëtare të BE-së se vend të Zonës Shengen, anëtarët e misioneve qeveritare, diplomat,. transportues, shoferë të kamionëve që transportojnë mallra, transit udhëtarë, studentë, persona të cilët kujdesen për persona të vjetër dhe persona me invaliditet, si dhe punëtorë sezonalë bujqësorë.

Për të gjithë ata të cilëve u lejohet hyrje në Greqi, përveç testit PCR, nevojitet ta kenë plotësuar edhe formularin e posaçëm PLF 9 (Passenger Locator Form), të jenë negativë edhe në testin e shpejtë në kufi, ndërsa gjatë hyrjes nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, respektivisht nga vendkalimet kufitare Evzoni (Bogorodicë) dhe kakavia është e obliguar karantinë prej 14 ditëve.

Kufijtë e Greqisë, më shumë se një vit janë mbyllur për shtetas të vendeve të treta, mes të cilave edhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut. Vendimi është vendosur vitin e kaluar, gjatë karantinës së parë në mars, ndërsa prej atëherë vazhdohet në çdo dy javë.

Datën 14 maj, Qeveria greke e caktoi si termin të mundshëm për fillim të sezonit turistik, ndërsa për udhëtim në Greqi do të nevojitet ose certifikatë për vaksinim ose test negativ ose konfirmim për Kovid -19 të kaluar.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, të mërkurën tha se minsitri i Turizmit i Greqisë, Haris Teoharis e ka njoftuar se më 14 maj Greqia planifikon t’i hapë vendkalimet kufitare Evzoni dhe Dojran edhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, ndërsa dje, kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani thanë se presin që muajin e ardhshëm, kufijtë të hapen.

Postime të ngjashme

Qyteti i Shkupit: FIllon ofanziva ndërtimore verore e rrugëve dhe bulevardeve

R Zh

Mungojnë dëftesat e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme

R Zh

Në kufirin Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 20 minuta

R Zh

Dezinfektim ajror kundër mushkonjave në Shkup

R Zh

Edhe dhjetë ditë për parashtrim të kërkesave për subvencione bujqësore

R Zh

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...