Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Greqia mbyll shkollat, 200 institucione arsimore mbyllin dyert

Autoritetet në Greqi mbyllën të hënën mbi 200 institucione arsimore për shkak të rritjes së infeksioneve me COVID-19 dhe konstatimit të transmetimit të tij në shkolla.

Në total 205 shkolla, përfshirë kopshtet dhe ato të arsimit fillor, u mbyllën vetëm 3 javë pasi rihapën dyert, më 11 janar.

Ndërkohë, Ministria greke e Arsimit shtyu planin e saj për të rihapur shkollat e mesme, pas rritjes së infektimeve në vend.

Edhe pse studentët e kësaj kategorie e nisën semestrin e ri në distancë, institucionet 8-vjeçare në mbarë vendin rihapën dyert të hënën për studentët e pranishëm fizikisht.

Autoritetet greke njoftuan të dielën se rasti i parë i variantit afrikano-jugor të coronavirusit u konstatua në qytetin e Selanikut, në veri të vendit.

Ndërkohë, varianti britanik ka prekur 107 persona, sipas analizave të kampioneve të marra në periudhën 12-27 janar.

Greqia ka qenë nën izolim total që prej 7 nëntorit të kaluar. Të premten, autoritetet vendosën ta zgjasnin atë deri më 8 shkurt, njofton euronews.albania.

Ndërkohë, ditën e diel në vend u regjistruan 484 raste të reja me COVID-19, duke e çuar totalin që nga rënia e pandemisë në thuajse 157 mijë.

Gjithashtu u regjistruan edhe 17 vdekje, duke e çuar totalin në thuajse 5 mijë e 800 viktima.

Postime të ngjashme

Qindra persona evakuohen nga Afganistani në SHBA

D V

Raportohet se varianti Delta përhapet sikurse lia e dhenve

D V

Biden kërkon që secilit person të vaksinuar t’i ndahen 100 dollarë

D V

Moduli rus destabilizon Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

D V

Kina përballet me shpërthimin më të keq të koronavirusit, pas atij të Vuhanit

D V

BE-ja kërkon mbështetje për krizën me migrantë në Lituani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...