Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Greqia mbyllet në fundjavë

U zhvillua sot konferenca e autoriteteve qeveritare dhe mjekësore të Greqisë në lidhje me masat e reja dhe u vendos mbyllja e dyqaneve si dhe kthimi i izolimit në fundjavë, si pasojë e rritjes së infektimeve dhe numrit të viktimave.

Vetëm në 24 orët e fundit Greqia ka shënuar 1,195 raste të reja dhe 19 humbje jete nga coronavirus, duke e çuar kështu numri e përgjithshëm të rasteve në 162,107, nga të cilët 51.9% janë burra.

E gjithë Greqia është ndarë në disa zona dhe sipas këtyre zonave janë marrë edhe masat përkatëse. Në zonat e konsideruara me rrezikshmëri të lartë virale do të mbyllen shkollat, çerdhet, dyqanet, etj.

Ndërsa, zona të kuqe tashmë konsiderohen edhe Athina, Selaniku, dy qytetet që kanë numrin më të madh të popullsisë së vend. Në këto zona do të ndryshojë orari i qarkullimit në fundjavë si dhe do të mbyllen shkollat e liceut. Blerjet në dyqane do të bëhen vetëm duke hyrë në një platformë elektronike dhe duke porositur artikujt nga shtëpia.

Të gjitha këto masa të reja vijnë pas rritjes së rasteve në 14 ditët e fundit, me mbi 1000 raste. Numri i viktimave ka shkuar në rreth 6000 dhe numri i të intubuarëve vazhdon të mbetet në mbi 250.

Postime të ngjashme

SHBA dëbon 24 diplomatë rusë

D V

Pashinyan merr sërish mandatin për krijimin e qeverisë së re

D V

Gjermania lejon një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

D V

Situatë e rëndë me zjarret në Greqi

D V

Miliona evropianë nuk kanë para për pushime verore

D V

Roja i kampit nazist do të dalë para gjykatës në Gjermani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...