Greqia paralajmëroi hapjen e të gjitha vendkalimeve kufitare tokësore

Shkup, 1 korrik – Hapja e të gjitha vendkalimeve kufitare tokësore të Greqisë me vendet fqinje, përfshirë Niki/Mexhitlija dhe Dojran kah Maqedonia e Veriut edhe atë me 24 orë pune, duke filluar nga sot, paralajmëroi zëvendësministrja greke e Turizmit Sofia Zaharaki dhe shefja e zyrës së kryeministrit grek në Selanik, Maria Andoniu.

 

“Ne po përforcojmë kufijtë tokësorë, që nga sot, kufijtë tokësorë do të punojnë 24 orë në ditë”, deklaroi Zaharaki për televizionit grek “Sky”.

Siç lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina, shefja e kabinetit së kryeministrit grek në Selanik, Andoniu, paralajmëroi përmes kumtesës se kalimet tokësore Promahonas, Evzoni, Niki, Dojran, Kastanjes, Kipi, Ormenio, Nimfea, Kristalopi dhe Kakavija do të jenë të hapura 24 orë në ditë nga 1 korriku.

Sipas Andoniut, Eksohi në Bullgari do të punojë 24 orë nga nesër, ndërsa Mavromati drejtë Shqipërisë deri më 7 korrik do të veprojë sipas rregullave aktuale, pra nga ora 8 deri në orën 16 dhe hyrje të lejuar më së shumti për 250 persona.

Sidoqoftë, në mënyrë që kalimet kufitare të funksionojnë dhe që ky vendim të zbatohet, është e nevojshme, siç ishte rasti kur kufijtë u hapën më 14 maj, që vendimi ministror përkatës të botohej në Gazetën Zyrtare të Greqisë.

Related posts

Filipçe: Do të insistoj në qasje institucionale, analizë të saktë dhe kontroll në lidhje me vizitat në spitalin modular në Tetovë

D V

Qeveria e RMV-së miraton propozim Ligjin për lëndët minerale

D V

Prokuroria Publike po e shqyrton dokumentacionin për spitalin modular në Tetovë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More