Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Greqia përshpejton procedurat për dakordësinë mbi detin

Mediat helene raportojnë se qeveria greke po përshpejton procedurat për një marrëveshje me Shqipërinë lidhur me përcaktimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike me Shqipërinë.

“Tovima.gr” i konsideron lëvizjet e Athinës si një kundërsulm diplomatik që  ka çuar tashmë në krijimin e zonave detare të Greqisë me Italinë dhe Egjiptin.

Sipas informacioneve, Ministri i Jashtëm Nikos Dendias së shpejti do të vizitojë Tiranën për bisedime, por ende nuk ka caktuar një datë.

Kanalet me qeverinë shqiptare, megjithatë, janë të hapura dhe ka shumë të ngjarë që vizita në Tiranë do të hapë siparin e zhvillimeve që do të nisimn me kthimin e Nikos Dendias nga Nju-Jorku, ku të premten është planifikuar që ai të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të KB, Antonio Gutierres”.

Në debatin e fundit në Parlament mbi ratifikimin e marrëveshjeve për zonat detare me Italinë dhe Egjiptin, të dy Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm grek informuan delegacionin kombëtar se plani i Athinës është të rinisë bisedimet me qeverinë shqiptare për një zgjidhje përfundimtare: shënjimi në pritje i zonave detare.

Nikos Dendias tashmë kishte pasur një bisedë telefonike me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, me të cilin u ra dakord për të përsëritur ‘bisedimet së shpejti, pas zgjerimit të ujërave territoriale greke në Jon, për të zgjidhur çështjen e zonave tona detare me Shqipërinë’, tregues i klimës që po formohet dhe reagimi pozitiv i Ministrit të Jashtëm shqiptar ndaj njoftimit paraprak të Kyriakos Mitsotakis për shtrirjen e ujërave territoriale në Jon nga 6 në 12 milje”, shkruan Tovima./Shekulli

Postime të ngjashme

Rama: Ilir Meta kandidat zyrtar i LSI në Vlorë

Lea Muslija

Procedimi penal i kreut të LSI në Pukë, reagon Partia: Po bënin ushtrime zgjedhore, policia e politizuar

Lea Muslija

Ndahet nga jeta kreu i Shoqatës Patriotike ‘Çamëria’, babai i aktivistit të njohur

Lea Muslija

Presidenti Meta, letër institucioneve për zgjedhjet e 25 prillit: Të shmangen fenomenet negative

S.B.

Porti i Ri Turistik i Sarandës, Rama publikon videon: Deri në fund të mandatit të tretë një tjetër nivel turizmi

S.B.

“Brenda muajit maj, 500 mijë të vaksinuar”, Manastirliu publikon videon: Ja sa gjyshe e gjyshër janë sot më të mbrojtur

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...